Showbiz

Komedia romantike “Marry Me” me Jlo dhe Malumën shtyhet për një tjetër datë

Jennifer Lopez dhe Maluma, do të sjellin komedinë më romantike të të gjitha kohërave. “Marry Me” e prodhuar nga Lopez, Rogers, Elaine Goldsmith-Thomas (Hustlers) dhe Benny Medina ishte paralajmëruar se do të vinte në “Ditën e të dashuruarve”, më 14 shkurt 2021. Por, diva e muzikës pop, JLo ka dhënë një lajm të keq për ndjekësit e saj. Mesa duket ka ndodhur një ndryshim plani.

Me anë të një postimi në Instagram, këngëtarja 51-vjeçare, Jennifer bëri të ditur se filmi është shtyrë për 14 maj, por nuk tregoi arsyen, duke lënë fansat në pritje. “Ndryshon data! Jeni të ftuar në “Marry me” më 14 maj, 2021″, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë, se së fundmi JLo dhe Maluma kanë bashkëpunuar edhe në një projekt muzikor, bëhet fjalë për këngën “Pa ti” e cila pati një sukses të jashtëzakonshëm dhe u pëlqye shumë nga fansat.