Gossip Showbiz

Kompania diskografike e këngëtares së ndjerë Sinead O’Connor ka një thirrje për Donald Trump!

Përfaqësuesit e Sinéad O’Connor kanë shprehur se këngëtarja e ndjerë irlandeze do të ishte lënduar nëse do të dëgjonte versionin e saj të “Nothing Compares 2 U” që po luhej në takimet politike të organizuara nga Donald Trump. Në një deklaratë të përbashkët të nënshkruar gjithashtu nga labeli i vjetër i “O’Connor “Chrysalis Record”, kompania diskografike i kërkoi Trump-it të heqë dorë nga përdorimi i muzikës së saj menjëherë.

Gjatë gjithë jetës së saj, dihet mirë se Sinéad O’Connor jetoi nga një kod i ashpër moral i përcaktuar nga ndershmëria, mirësia, drejtësia dhe mirësjellja ndaj qenieve të tjera njerëzore. Prandaj, me zemërim mësuam se Donald Trump ka përdorur performancën e saj ikonë të “Nothing Compares 2 U” në takimet e tij politike. Nuk është ekzagjerim të thuhet se Sinéad do të ishte neveritur, lënduar dhe fyer nëse puna e saj do të ishte keqinterpretuar në këtë mënyrë nga dikush që ajo vetë e quajti një ‘djall biblik’. Ne kërkojmë që Donald Trump dhe bashkëpunëtorët e tij të heqin dorë nga përdorimi i muzikës së saj menjëherë.

Gjithashtu artistë si Adele, Aerosmith, The Beatles, Bruce Springsteen, Elton John, The Rolling Stones, Queen, Tom Petty dhe Village People janë ndër ata që kanë kundërshtuar që ish-prezantuesi i Celebrity Apprentice të luajë muzikën e tyre. Në fillim të këtij viti, kitaristi i The Smiths, Johnny Marr, dënoi Trump për përdorimin e melodisë së grupit të tij të vitit 1984 “Please Please Please Let Me Get What I Want” me një postim në X.