Bota

Kore e Veriut, motra e liderit Kim Jong-un sulmon ashpër Bidenin: Plak pa të ardhme!

Fjalë të ashpra nga Kim Yo-jong, motra e fuqishme e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ndaj presidentit amerikan, Joe Biden, sipas saj “fajtor” për deklaratën se “një sulm i mundshëm bërthamor nga Pheniani do të shkaktonte fundin e regjimit”.

Mund të konsiderohet diçka e pakuptimtë nga një person në moshë të thyer, i cili aspak nuk është në gjendje të marrë përgjegjësinë për sigurinë e të ardhmen e Shteteve të Bashkuara. Një plak pa të ardhme dhe është e tepërt për të që të shërbejë deri në fund të dy viteve të mbetura nga mandati presidencial. Ne nuk mund të harrojmë ose të anashkalojmë faktin që kreu i shtetit armik, zyrtarisht dhe personalisht përdori fjalën “fundi i regjimit” para syve të botës. A do ta konsideronim thjesht si plakje e njeriut?

Kështu komentoi Kim në një seri deklaratash të publikuara nga agjencia zyrtare KCNA.

Nëse marrim parasysh se kjo shprehje është përdorur personalisht nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kundërshtari ynë më armiqësor, kjo është retorikë kërcënuese.

Tonet të kujtojnë ato të fyerjeve që ish-presidenti amerikan, Donald Trump dhe Kim Jong-un shkëmbyen në fund të vitit 2017. Manjati iu drejtua liderit të Koresë së Veriut si një “njeri me raketë” dhe udhëheqësi komunist iu kundërpërgjigj duke e quajtur “djall të vjetër”.

Rritja e parandalimit të luftës bërthamore

Për Korenë e Veriut, e ashtuquajtura “Deklarata e Uashingtonit” e nënshkruar dy ditë më parë nga presidentët e SHBA-ve dhe Koresë së Jugut, Joe Biden e Yoon Suk-yeol, në lidhje me forcimin e parandalimit të zgjeruar është produkt tipik i tyre.

Politikë ekstremisht armiqësore, që pasqyron një gatishmëri për veprime më armiqësore e agresive dhe që ekspozon paqen e sigurinë e Azisë Verilindore dhe të botës në një rrezik më të madh. Ne duhet të përmirësojmë më tej pengesën e luftës bërthamore.