Showbiz

Koronavirusi, “Armani” anulon sfilatën e Javës së Modës në Milano

Ditën e kaluar në Milano u mbyll Java e Modës ndërkohë që sfilata e shumëpritur e Armani u anulua në moment të fundit.

Ishte vetë stilisti ai që bëri të ditur se sfilata e koleksionit vjeshtë-dimër 2020 është anuluar për shkak të frikës nga Koronavirusi.

Giorgio Armani tregoi se ky vendim është marrë për sigurinë dhe mirëqënien e të ftuarve duke mos u kërkuar të jenë të pranishëm në të tilla evente të mëdha dhe shumë të populluara.

Sfilata e tij do të mbahet në një moment të dytë në dyer të mbyllura por do të transmetohet live në faqen zyrtare të Armani ose në rrjetet sociale të kësaj marke.