Botë e Çuditshme

Njihet si një nga enigmat më të mëdha të arkeologjisë, zbulohet artefakti misterioz romak!

Dodekahedronet njihen si një nga enigmat më të mëdha të arkeologjisë, objekte të zbrazëta 12 anësh nga epoka romake pa ndonjë qëllim apo përdorim të njohur. Në Britaninë e madhe janë gjetur vetëm 33 prej tyre, ku më i fundit u zbulua në verën e vitin 2023. Artefakti u gjet gjatë një gërmimi arkeologjik amator pas 1700 vjetësh nën tokë dhe do të shfaqet publikisht në Lincoln si pjesë e një festivali historik.

Dodekahedroni është një nga më të mëdhenjtë e këtij lloji të gjetur ndonjëherë, me gjatësi 8 cm dhe peshë 254 g. Gjetja e tij është veçanërisht i rëndësishëm pasi u gjet aty ku ishte vendosur 1700 vjet më parë, çka mund të zbulojë edhe përdorimin konkret të këtij objekti. Dodekahedroni romak është i ekspozuar në Qendrën Kombëtare të Luftës Civile në Muzeun e Newark, Angli.

Ai peshon 254 gram dhe është 8.6 cm i gjerë. Objekti është prej metali, ka madhësinë e një portokalli dhe përbëhet nga 12 fytyra, secila prej të cilave karakterizohet nga një vrimë rrethore. Dodekahedroni romak është një nga objektet më enigmatike të ndërtuara ndonjëherë në antikitet. Që nga shekulli i 18-të, janë gjetur më shumë se njëqind ekzemplarë, por studiuesit ende pyesin se cili ishte funksioni i tij specifik.