Celebrities Gossip Showbiz

“Kosova është Shqipëri”, reagon Stresi teksa poston video-n duke u djegur flamuri i Serbisë!

Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi nuk ka qenë shumë aktiv me projekte të reja muzikore, pasi ka qenë në arrati jashtë Shqipërisë për plot 7 muaj. Ai qëndroi në Londër me miqtë e tij dhe së fundmi është rikthyer sërish me projekte të reja në muzikë.

Por, këtë herë nuk do të flasim për këtë, por për një reagim që Stresi ka bërë me anë të një postimi në Instastory lidhur me një aktualitet shumë të rëndësishëm lidhur me protestën kundra “Ballkanit të hapur”.

Teksa ka publikuar një video gjatë protestës së ditës së sotme ku duket se po digjet flamuri serb, ai i ka bërë tag kryeministrit, Aleksander Vucic dhe krahas ka shkruar:

Kosova është Shqipëri

Së fundmi, Stresi ka lajmëruar me anë të një postimi se do të sjellë një këngë të re, por duket se do të jetë paksa eksplicit. Jo se nuk jemi mësuar tanimë, por reperi nuk ka ngurruar as të na tregojë disa nga skenat e klipit. Teksa shfaqet në krevat me disa vajza gjysmë të zhveshura dhe të mbuluara me maska, krahas postimit Stresi ka shkruar:

Bad VS Bad…Mënyra e vetme në këtë botë për të jetuar është: ‘Pa ndjenja’