Bota Botë e Çuditshme

Krijohet “Desserto”, lëkura nga kaktusi e cila prodhohet pa dëmtuar kafshët ose mjedisin!

Adrian dhe Marte, dy sipërmarrës me origjinë nga Meksika, kanë zhvilluar një ‘lëkurë’ vegane të quajtur “Desserto” nga kaktusi. Ky material eco-friendly ngjan shumë me lëkurën tradicionale të kafshëve në pamje dhe strukturë, megjithatë prodhohet pa dëmtuar kafshët ose mjedisin. Gjethet e kaktusit të rritur në mënyrë organike i nënshtrohen një procesi të përpiktë, duke përfshirë korrjen, pastrimin dhe tharjen në diell për tre ditë. Pas kësaj, gjethet përpunohen në një pluhur dhe kombinohen me një formulë të veçantë për të prodhuar këtë zëvendësues inovativ të lëkurës.

Vala “përvëluese” e të nxehtit që përfshu Arizonën vitin e kaluar duket se shkatërroi edhe kaktusët gjigantë dhe tipikë të shkretëtirës Sonoran, jo shumë larg Phoenix. Mediat e huaja shkruajnë se Kopshti Botanik i Shkretëtirës ka regjistruar një vdekje të bimëve pikërisht për shkak të periudhës së zgjatur të temperaturave të larta.

Kaktusi është një lloj bime që i reziston shumë nxehtësisë, por duke qenë se nuk ka rënie të temperaturave edhe gjatë natës, bimët nuk janë në gjendje të ‘ftohen’, prandaj kalojnë në dehidratim dhe më shumë i nënshtrohen infeksioneve dhe sulmeve nga insektet. Shkencëtarja Tania Hernandez shpjegoi:

Këto bimë përshtaten me nxehtësinë, por në një moment të caktuar ato duhet të ftohen dhe nevojitet edhe shi.

Disa foto të Kopshtit Botanik të Shkretëtirës tregojnë saguaros me trungje dhe degë të thyera në tokë. Sipas Shërbimit të Parkut Kombëtar, agjencisë së parkut të Shteteve të Bashkuara, ky lloj kaktusi jeton midis 150 dhe 175 vjet, në disa raste edhe më shumë se 200 vjet.

Disa foto të Kopshtit Botanik të Shkretëtirës tregojnë saguaros me trungje dhe degë të thyera në tokë. Sipas Shërbimit të Parkut Kombëtar, agjencisë së parkut të Shteteve të Bashkuara, ky lloj kaktusi jeton midis 150 dhe 175 vjet, në disa raste edhe më shumë se 200 vjet.