Showbiz

Kujdes me komplimentet kundrejt Young Zerkës sepse ai i përket dikujt…

Për muaj ndoshta edhe vite vazhdon të përflitet nëse dy këngëtarët e famshëm janë në një lidhje.

Ronela Hajati dhe Young Zerka gjithmonë e kanë mohuar se kanë një marrëdhënie më shumë se shoqërore duke treguar se ata janë vetëm miq të mirë. Kjo deklaratë jo vetëm që nuk u’a ka mbushur mendjen fansave por përkudrazi i ka bërë ata të flasin akoma më shumë për fshehtësinë e artistëve.

Së fundmi një koment i këngëtares në foton e Zerkës ka ngritur edhe një herë dyshimet se ka diçka mes tyre që i tejkalon limitet e shoqërisë. Ronela ka komtuar ‘mine’ (i imi) në një nga fotot e tij të postuar në rrjetin social Instagram ndërkohë që këngëtari i ka shkruar dy puthje me emoji.