Aktualitet

‘Kujdes pamje të rënda”. Paralajmërimi që po zhduket dita ditës në median online!

Që seksi dhe aq më tepër video-skandalet me përmbajtje erotike vijojnë të shesin çmendurisht, kjo nuk do shumë mend për tu kuptuar.

Sa herë që në Shqipëri kanë qarkulluar materiale të tilla foto apo video, marrëzia e njerzve për t’i parë ka kaluar të gjitha limitet e mundshme. Nuk po flasim këtu për videot që qarkullojnë në aplikacionet e mesazheve chat apo portaleve të licencuara erotike, por për video erotike që publikohen nga mediat online, duke i hequr të gjitha ‘pullat’ dhe paralajmërimet e mundshme.

Menjëherë sapo skandali u publikua në media, shume portale online nëpërmjet faqeve të tyre nxituan për të publikuar videon e plotë e cila i servirej publikut pa asnjë pullë të kuqe, pa asnjë paralajmërim, por ashtu ‘sade’.

Raste të tjera flagrante që vijnë nga aksidente, vende që janë në luftë apo masakra e pamje të tjera të tmerrshme serviren pa asnjë lloj paralajmërimi!

Përmes titujve të shtrembëruar mediat justifikojnë dhunën në ngjarje, të cilat riciklohen edhe pas disa vitesh.

Këto fushata disinformuese, nxitin dhunën.

Po ashtu mund të besohet se portalet shqiptare marrin para nga donatorë me interesa dashakeqe, ndaj disinformimi përdoret nga mediat për të siguruar fitime nga të ardhurat online.

Po ashtu trendi i ngacmimeve” apo ‘i të fortëve online” po përhapet me shpejtësi, nga të ashtuquajturit “VIP-a”, e që po prek dhe rininë shqiptare.  Çdokush është i ekspozuar ndaj mesazheve që përmbajnë dhunë apo gjuhë urrejtjeje, dhe ata që mund të bien pre më lehtë, janë adoleshentët.

Mediat e shkruara në asnjë rrethanë nuk do të nxisin dhe promovojnë nëpërmjet shkrimeve, fotografive, videove apo imazheve tjera të montuara veprime kriminale apo të dhunshme.

Mediat e shkruara do të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të mos nxitur apo ushqyer urrejtje dhe pabarazi, në shkrime, opinione apo komente, duke trajtuar me paragjykim një individ apo grup mbi baza të përkatësisë etnike, kombëtare, fetare, gjinore, racore, martesore, të orientimit seksual, sëmundjes, të moshës apo paaftësisë fizike e mendore;

Përdorur shprehje denigruese me qëllim të lëndimit dhe kërcënimit të një individi apo grupi mbi baza të përkatësisë etnike, kombëtare, fetare, gjinore, racore, martesore, të orientimit seksual, sëmundjes, të moshës apo paaftësisë fizike e mendore.