Bota

Ja si duket Kharkivi gjatë dhe pas sulmit/ Pamje të rënda

Ushtria ruse po tenton me të gjitha mënyrat për të marrë Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës. Në videot e publikuara në rrjete sociale, shihet se si sulme të shumta raketore bien mbi qytet, ndërsa nuk dihet nëse ka viktima.
Mediat, flasin se sulmet raketore janë duke u realizuar nga trupat ruse.

Për ditë të tëra, duket se objektivi i ushtrisë ruse, është të marrë drejtimin e dy qyteteve, Kievit dhe Kharkivit. Ata janë ndeshur në këto ofensiva me rezistencën e ushtrisë ukrainase dhe vullnetarëve, të cilët kanë përdorur të gjitha mënyrat për të mbrojtur atdheun. Rusia ka shkaktuar gjatë këtyre sulmeve mjaft viktima, mes tyre dhe shumë civilë.

Këto janë foto që vijnë nga Kharkivi pasi forcat ruse bombarduan këtë të martë, në ditën e gjashtë të pushtimit të Ukrainës dhe qytetin e dytë më të madh të vendit.

Rusët sulmuan me raketa një zonë banimi në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, duke vrarë nëntë civilë.
Mes viktimave kishte dhe tre fëmijë, ndërsa sulmi la të plagosur 37 të tjerë.
Ja disa foto si duket Kharkiv pas sulmit rus: