Aktualitet Lajmet e fundit

‘Varrosja’ e etikës në media!

Një ndër gjërat që padyshim e rëndon anën emocionale dhe depresionin apo ankthin në shoqëri, është etika e shpërdoruar e lajmeve në media.

Shoqëria shqiptare ashtu si ajo ballkanase në përgjithësi, sot për sot është një nga konsumatoret më të mëdhaja të portaleve online. Titujt, përmbajtja, videot dhe fotot shpeshherë nuk korrespondojnë fare me realitetin e ngjarjeve reale. Marrëzia e klikimeve ka kapluar një pjesë të mire të mediave online dhe jo vetëm, duke shkelur në mënyrë flagrante etikën në media dhe duke kontribuar në rritjen e depresionit në shoqëri.

Ka shumë raste të rënda kur mediat shkojnë përtej lajmit, madje edhe kur bëhet fjalë për humbje jete, nuk të kursejnë aspak.

I referohemi sot një ngjarjeje fatale të një aksidenti rrugor me 3 viktima në mars të këtij viti ku makina tip Audi që drejtonte 20-vjeçari, Klevis Ruçaj, i cili ndërrroi jetë në spitalin e Traumës ra nga mbikalimit i TEG-ut mbi kofanon e një tjetër makine. Viktimë mbetën edhe dy të rejat që po udhëtonin me 20 vjeçarin, Eriselda Abedini dhe Sikela Përroj.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia përtej normave të lejuara, pasi rezulton se Audi po lëvizte me 260km/h.

Por çfarë shkruan portalet më herët gjatë këtij viti për njërën nga fatkeqet e aksidentit. Ja disa nga titujt e portaleve online.

Të rrëmosh në hapësirën private dhe të etiketosh si fanse dikë që ka humbur jetën, pa u bazuar në asnjë lloj fakti dhe ta bësh pjesë e batërdisë së momentit të një personazhi të famshëm kjo nuk i hyn në punë padyshim askujt.

Padyshim se e kujt fanse ka qenë e reja që humbi jetën nuk është në interesin e askujt apo të mediave ku rëndësia e këtij detaji është totalisht e padobishme për mediat si informacion shtesë apo i plotë.

Jo vetëm identifikimi si fanse e dikujt, por edhe përdorimi i fotove apo videove të saj nga rrjetet sociale disa nga të cilat private, bie ndesh me raportimin korrekt të lajmit dhe me përdorimin e materialeve apo dokumenteve private, të cilat i serviren publikut në mënyrën më të hapur dhe jokorrekte të mundshme.

Këtu jo vetëm që cënohet privatësia e viktimës në fjalë, por në njëfarë mënyre ‘përdhoset’ edhe

Saktësia e informacionit është në përgjithësi shkelja më e përsëritur nga mediat. Shkelja e këtij neni ka një shtrirje të gjerë – që nga mospërmendja e vendit në titull, mosverifikimi i burimeve deri tek botimi i thashethemeve si lajme, pikërisht si rasti i trajtuar.

Edukimi dhe vetëdijesimi i themeluesve të portaleve së pari dhe pastaj edhe i gazetarëve dhe i redaktorëve, e ndihmon shumë etikën dhe na ndihmon shumë që të bëjmë gazetari të saktë dhe të verifikueshme.

Por, edhe lexuesi duhet të vetëdijesohet dhe të edukohet dhe mos të pranojë apo lexojë portale që nuk kanë adresë.

Mënyrat sesi i përdorim mediat online dhe faqet e tyre ne rrjetet sociale varet nga ne, nëse përdoren siç duhet kemi përfitime shumë të mira nga to, nëse jo…. Liria e shprehjes vjen së pari, por gazetaria duhet bërë pa dhunuar, pa fyerje, pa pasoja psikologjike dhe trauma tek të tretët që nuk kanë lidhje me këtë.