Aktualitet Sport

Kukësi fundos Dinamon, Kastrioti fiton përballë Teutës

Dinamo humbi me Kukësin 2-0, në sfidën e javës së 25-të të Abissnet Superiore. Një humbje që dhemb te blutë e kryeqytetit të cilët shikojnë “makthet” e mbijetesës pasi ndodhen në zonën e ftohtë në tabelën e klasifikimit.

Pas kësaj humbjeje, tifozët e Dinamos kanë “shpërthyer” në rrjetet sociale, ndaj futbollistëve, veçanërisht inatin e tyre e kanë me ish-lojtarin e Skënderbeut, Sabien Lilajn.

“Blue Boys” kërkojnë largimin e mesfushorit të afruar në janar.

“Mercenarë të pafytyrë, këta jeni ! Lojtarë pa gjak e sedër që nuk meritoni asgjë. Kërkojmë përjashtimin e menjëhershëm të Sabien Lilaj nga Dinamo ose do të ketë pasoja të rënda. Dinamo është e dinamovitëve”, shkruhen në postimin e tyre në rrjetet sociale.

Mercenarë të pafytyrë këta jeni !Lojtarë pa gjak e sedër që nuk meritoni asgjë.Kërkojmë përjashtimin e menjëhershëm të Sabien Lilaj nga Dinamo ose do të ketë pasoja të rënda. Dinamo është e dinamovitëve.

Posted by BLUE BOYS on Sunday, March 13, 2022

 

Kastrioti fiton përballë Teutës

Kastrioti ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme për mbijetesën , teksa në “Loro Boriçi” mposhti Teutën e Renato Arapit.

Krutanët i falen në këtë mënyrë brazilianit Kaina për 3 pikët e dërgojnë Kastriotin në vendin e 7-të, duke dalë nga zona e nxehtë dhe duke “zhytur” Egnatian në vendin e 8-të.

Edhe pse durrsakët ishin më kërkues me Vilën dhe Kotobellin të cilët gjetën gati portierin Sali, ndërsa pak minuta më pas Jazxhi do të gjuante sipër traut të portës.

Krutanët u “zgjuan” dhe në minutat në vazhdim morën “frenat” në dorë, teksa rrezikuarn portën e Qirkos me anë të Hasanit.

Në minutën e 41-të erdhi goli i brazilianit Kaina, i cili përfitoi nga gabimi i Teutës në largimin e një topi nga zona. Sulmuesi nuk fali brenda zone dhe shënoi për Kastriotin.

Më pas provoi edhe Zogaj të shënonte, por Qirko në dy kohë e ndali topin e gjuajtur me kokë nga sulmuesi anësor. Kastrioti pati një tjetër rast në pjesën e dytë, kur Karakaçi shmangu kë i dilte para dhe në fund portieri i Teutës nuk e lejoi të asistonte për lojtarët krutanë që ishin në zonë.

Durrsakët nuk kishin fuqi të reagonin. Kastrioti nuk la hapësira dhe herë pas here u mundua edhe të dilte përpara, por pa mundur ta shënonte.