Showbiz

Kukulla Ken në kërkim të Barbie-t, gati të bëhet baba

Kukulla e gjallë Ken pak javë më parë lajmëroi se i ka dhënë fund me operacionet plastike dhe është gati të krijojë familje. Rodrigo Alves u rikuperua nga operacioni i 60-të dhe i fundit ku hoqi 4 nga brinjët e tij për t’u dukur më i hollë.

Së fundmi, ai ishte i ftuar në një emision mbi operacionet plastike në Rusi ku u njoh me disa kukulla Barbie. 34-vjeçari më vonë u shpreh për “Mail Online” se ndjen nevojën për të pasur një familje pasi tani që i dha fund ndërhyrjeve plastike ka shumë kohë të lirë.

Ai ka ndër mend të adoptojë disa kafshë shtëpiake, të gjejë kukullën e tij Barbie, të martohet dhe të ketë shumë fëmijë. Alvaro është i ndërgjegjshëm që fëmijët nuk t’i ngjajnë prindërve të tyre por në të ardhmen pasi ata të mbushin 18-vjeç ai do t’u paguajë të gjitha shpenzimet që ata t’i nënshtrohen ndërhyrjeve të ndryshme.