Showbiz

Kur Daniel Craig shfaqet në “BAFTA” si një kukull plastike!

Ai luan rolin e agjentit më të preferuar të publikut dhe krahas talentit në këtë profesion është edhe shumë tërheqës. Megjithatë, Daniel Craig është shfaqur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Bafta” shumë ndryshe.

Teksa po jepte fjalimin e tij mijëra shikues kanë vënë re se fytyra e aktorit dukej shumë plastike, e palëvizshme dhe më e plakur se zakonisht. Me siguri aktori i famshëm ka vënë pak grim ose thjeshtë ka qenë një dritë e keqe por kjo nuk i ka ndaluar njerëzit që të krijojnë meme qesharake.

Rrjeti social Twitter është mbushur me postime dhe foto të 49-vjeçarit ku shkruhet se James Bond do të dukej shumë qesharak, si një kukull plastike me këtë pamje të re të tij.

Disa të tjerë kanë shkruar se ai tashmë është një version i ri i vetes së tij dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë për ta ndryshuar.