Showbiz

Kur dy behen tre, Xhensila Myrtezaj konfirmon shatzëninë

Ditë më parë një video që ajo postoi në historinë e Instagram-it tregoi disi barkun e fryrë ndërsa ditën e kaluar me anë të një fotoje ajo konfirmoi shtatzëninë e shumëpritur.

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku do të bëhen prindër për herë të parë dhe ky fakt i gëzueshëm u konfirmua nga vetë çifti.

Nëpërmjet disa fotove të publikuara në rrjetin social Instagram, Besi dhe Xhensila lajmëruan se nga dy do të behën tre.

“Kur jetën ta bekojnë të mirat që vijnë, edhe mbi të gjitha ata që t’i sjellin” -shkruan aktori i famshëm teksa ka marrë qindra urime nga miqtë dhe ndjekësit e tij.