Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

“Kur i lindën fëmijët…”, Heidi indiferente ndaj vëllait të saj, Romeo i shqetësuar!

Mbrëmjen e së martës në spektaklin e “Big Brother VIP 3” ka hyrë banori më i ri Lidi Delia, i cili është një animator. Në videon prezantuese ai tregon se ka jetuar në Tiranë, por prej 10 vitesh jeton në Prishtinë dhe është babai i dy fëmijëve. Ai ka hyrë si “vëllai i Heidit” dhe ky është misioni sekret ndaj saj që të bindë Romeon dhe banorët e tjerë se Lidi është vëllai i saj i madh që nuk e ka takuar prej vitesh, madje nuk ia njeh as fëmijët.

Në disa momente të ndryshme Romeo e ka pyetur në lidhje me vëllain e saj, por Heidi është treguar shumë moskokëçarëse.  Në një moment të shtrirë në krevat, Heidi shprehet se nuk i intereson i vëllai, madje nuk i ka interesuar as kur e ka telefonuar për t’i thënë se i kanë lindur fëmijët.

Romeo: Se mos ma ngacmojë atë Lidin ata.

Heidi: Kujt i intereson? Nuk më intereson vërtet, por ti nuk më beson mua.

Romeo: Unë mendoj se të intereson.

Heidi: Jo, se e thua ti? Ai më ka marrë në telefon kur i kanë lindur fëmijët dhe ok.

Romeo: Edhe?

Heidi: Nuk më ka interesuar. Nuk më intereson fare, hiç.

Romeo: Ok nuk është ndonjë gjë e bukur të mos të të interesojë.