Showbiz

Kur tradhëtia falet! Belen Rodriguez rikthehet me Stefano De Martino

Belen Rodriguez dhe balerini Stefano De Martino janë ribashkuar.

Pas tradhëtisë së këtij të fundit kohë më parë, showgirl-i italian vendosi t’i japë një tjetër shans babait të djalit të saj.

Ata janë parë bashkë në një aeroport së bashku me vogëlushin e tyre pasi kishin qëndruar disa ditë me njëri-tjetrin si një familje në shtëpinë e Belen.

Dyshja u fotografuan duke shkëmbyer puthje dhe përqafime të ngrohta dhe duket se gjërat janë rikthyer si më parë.