Celebrities Gossip Showbiz

“Kush tha se futbolli nuk është art?”/ David Beckham sapo na solli atmosferën e festave të fundvitit!

Edhe pse festat e fundvitit janë ende larg, atmosfera e tyre ka filluar të ndjehet dhe legjenda e futbollit botëror, David Beckham ka nisur punën nga rregullimi i pemës së Krishtlindjeve. Më anë të një video super të këndshme dhe artistike të postuar në rrjetin e tij social Instagram, teksa në sfond vihej re edhe topi i futbollit, David ka shkruar:

Duke nisur Krishtlindjet me stil. Kush tha se futbolli nuk është art?

Në një tjetër postim, ai shkroi:

Duke krijuar një rrëmujë në punë sot…

Rikujtojmë, se David Beckham na la pa fjalë në një shfaqje publike në fushatën e tij të fundit të syzeve. Koleksioni për Vjeshtë/Dimër 2021, është frymëzuar nga rrënjët e David në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në Londër. I përshkruar si ‘stil britanik pa mundim, i kombinuar me një fokus të mprehtë në detaje dhe funksionalitet’, stilet i kushtohen një konsumatori të interesuar në modelet klasike me një tërheqje ndërkombëtare.

Sa i përket jetës personale, bashkëshortja prej disa vitesh e David, Victoria Beckham së fundmi ka ndarë sekretin e martesës së saj të suksesshme 22-vjeçare me bashkëshortin e saj. Duke folur për ‘Stellar Magazine’ stilistja 47-vjeçare, tha se është me të vërtetë një formulë mjaft e thjeshtë.

Ne gjithmonë gjejmë kohë për njëri-tjetrin, edhe nëse është vetëm duke bërë gjëra të përditshme si darka apo ushtrimet. Mendoj se gjetja e kohës për njëri-tjetrin, edhe kur keni orare të ngjeshura, është gjëja më e rëndësishme. Ne të dyve na pëlqen të kalojmë kohë me të gjithë familjen, është kaq e rrallë këto ditë sa e bën atë edhe më të veçantë kur jemi në gjendje të bashkohemi.

Së fundmi, gjithashtu gjatë një interviste në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, stilistja e suksesshme ka zbuluar se pse ajo dhe David vishnin shumë veshje të njëjta në fillimet e lidhjes së tyre.