Lifestyle

Ky artikull është për gratë me sytë ngjyrë kafe dhe burrat me fytyrë të rrumbullakët!

Gratë me sytë ngjyrë kafe janë konsideruar më të besueshme se sa ato me sy të kaltër dhe meshkujt me fytyrë të rrumbullakët po ashtu më të besueshëm sesa ata me fytyrë të mprehtë. Në një studim të botuar nga Universiteti Charles në Çeki, pjesëmarrësit vështruan fytyrat e grave dhe burrave dhe janë pyetur për vlerësimin rreth besueshmërisë së tyre, vetëm duke vështruar sytë e tyre; ngjyrën dhe formën.

Shumë mendonin se njerëzit me ngjyrë kafe janë më të besueshëm se ata me ngjyrë blu, por megjithatë ngjyra e syve mund të mos jetë faktor përcaktues. Për meshkujt, kryesisht vlerësimet lidhen me formën. Pjesëmarrësit thanë se do t’i besonin më shumë njerëzit me fytyra të rrumbullakëta dhe gojë të madhe sesa atyre me fytyrë të gjatë.

Për gratë, forma e fytyrës nuk ka ndikuar në rezultate ashtu si për meshkujt. Interesante ishte, se kur tregohen fytyra identike dhe me sytë me ngjyra të ndryshme, pjesëmarrësit u shprehën se ata do t’i besonin në mënyrë të barabartë. Përfundimi rezultop në atë që karakteristikat e fytyrës që lidhen me sytë kafe, janë ato që e bëjnë dikë të duket më i besueshëm.