Celebrities Gossip Showbiz

Ky sezon i ri televiziv ‘i ndau’, Olsa Muhameti ka disa fjalë për Bora Zemanin!

Ditën e djeshme nisi sezoni i ri i ‘Për’Puthen’ me shumë risi ashtu si ishte premtuar nga vetë autorja e programit. Padyshim që ndryshimi që vihet më shumë në dukje është fakti se Bora Zemani e cila prej dy sezonesh ka qenë prezantuesja e programit tanimë është zëvëndësuar nga Ori Nebijaj. 

Mirëpo, së bashku me Olsën, Bora nuk kishte vetëm një bashkëpunim profesional pasi dy vajzat kishin krijuar dhe një miqësi shumë të mirë me njëra-tjetrën që vazhdon të jetë më e fortë se kurrë. Edhe pse ky sezon televiziv ‘i ndau’, autorja ka zgjedhur t’i dedikojë disa fjalë vërtetë emocionuese mikeshës së saj.

Nuk di nga t’ja nis e nuk di ku të mbaroj. Ti e di sa të vlerësoj në çdo aspekt, profesional, njerëzor, si këshilluese, si super mike që je, etj. Kam qenë me fat që të kam njohur e po aq me fat që kam punuar me ty. Dhe mezi pres të të shoh të shkëlqesh në “Dancing with the Stars. Ta dish se të dua shumë!

E një përgjigje për këto fjalë kaq të ëmbla nuk ka munguar edhe nga ana a Borës.

Ja që ka edhe ‘ndarje’ të bukura! Mbyllëm dy sezone të forta por që do kujtohen me nostalgji e do na marrë malli gjithmonë! Faleminderit për mbështetjen që nuk ma ke kursyer asnjëherë! Kam besim që do bësh gjëta edhe më të bukura me energjinë dhe përkushtimin tënd! Tani, ta lemë ndarjen profesionale dhe kthehemi tek lidhja shoqërore. Nesër e lamë atë kafen?