Celebrities Gossip Showbiz

Ky vend mesa duket qenka shtëpia e dytë e Encës!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar.

Artistja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale. Pak më parë me anë të një Instastory bukuroshja na tregoi lokacionin e saj më të ri. Enca ka shkuar në Dubai sërish pas disa muajsh që ishte atje me pushime, duke e konsideruar si shtëpinë e saj të dytë.

Dubai. Sapo arrita në shtëpinë e saj të dytë

Bukuroshja prej muajsh nuk ka sjellë asnjë këngë të re, teksa në rrjete sociale ka qenë shumë aktive me foto provokuese nga pushimet në Dubai e Francë. Por mesa duket kësaj pauze i erdhi fundi dhe Enca zbuloi se do të vijë me një projekt të ri dhe nëse mendonit se do të jetë këngë dashurie, gaboheni. Këngëtarja do të vijë me një projekt siç jemi mësuar ta shohim atë.

Si një personazh pa filtra dhe komplekse, Enca teksa ka bërë një bisedë ‘online’ me ndjekësit e saj para pak kohësh ka rrëfyer shumëçka. Me të vërtetë që ka qenë një nga ‘Ask-et’ më të bujshme të bukuroshes, pasi si asnjëherë më parë, ajo na ka zbuluar se është në një lidhje.

E përfolur për ngacmime me djem të ndryshëm të showbiz-it, por kurrë nuk është vërtetuar dhe nuk ka pranuar asgjë, mesa duket Enca ka vendosur që të na tregojë se është në një lidhje. Teksa është pyetur nga një ndjekës nëse ka të dashur, ajo ka treguar dorën e saj të kapur me një djalë dhe krahas në formë shakaje ka shkruar:

Ndoshta po, ndoshta jo