Celebrities Gossip Showbiz

Larg saj, Dafina emocionon me mesazhin e të ëmës për të!

Prej muajsh tashmë Dafina Zeqiri kishte paralajmëruar publikimin e një albumi me titull “Dafinë Moj”. Me anë të një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, Dafina zbuloi se albumi do të dalë në treg i plotë më datë 1 Tetor dhe këngëtarja i surprizoi të gjithë me këngët dhe bashkëpunimet që solli.

Mirëpo, përpos anës së saj profesionale që e dimë prej vitesh se është mëse e arrirë, këngëtarja nuk ngurron të publikojë dhe momente nga jeta private dhe jo nuk po flasim për postimet me partnerin e saj, Dj Geek, por për një tjetër njeri shumë të shtrenjtë për të. Bëhet fjalë pikërisht për të ëmën e saj me të cilën ndodhet fizikisht larg pasi kjo e fundit jeton në Suedi dhe Dafit i duhet të lëvizë shpesh për shkak të punës.

Por, si çdo mama që ‘nuk i rri shpirti larg’ fëmijës, i ka dërguar bukuroshes një mesazh vërtet emocionues me fjalë shumë të ndjera.

Shumë shumë jam përmalluar, dua të të përqafoj me shpirt nëne, për fëmiun që nuk krahasohet me asgjë në botë. Të dua pipina ime, mezi pres të na vish në Suedi, o ëngjëlli jonë. Unë do vija, por ti i di shkaqet, do bëhem më mirë së shpejti, të premtoj.

E teksa po lançon me videoklip të gjithë këngët që solli si audio, duket se Dafi nuk paska të ndalur me surprizat. Vetëm pak ditë më parë bukuroshja solli bashkëpunimin me Majk “Më fal”, një këngë me të vërtetë shumë e ndjerë dashurie. E duket se jo vetëm këngë të reja, por Dafi nuk ka të ndalur as me videoklipet. Suprizat nga albumi “Dafinë moj” nuk kanë mbaruar ende dhe këngëtarja paralajmëroi se do të sillte dy të tjera dhe ftoi ndjekësit të gjenin cilat janë.

Një prej tyre, bukuroshja jo vetëm e ka zbuluar, por madje ka treguar dhe datën e publikimit e cila nuk është larg. “Alo” nga Dafi do të publikohet ditën e diel në orën 19:00. Këtë e ka bërë me dije me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ku ka postuar një foto ngs xhirimet, teksa duket se ‘po telefonon’ dikë për ta lidhur me titullin e këngës që mund ta themi me plot gojë se duket vërtet shumë bukur.