Bota

Lavrov-it i ndalohet hyrja në Poloni, Moska: Vendimi i Varshavës, provokues!

Ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov i është ndaluar hyrja në Poloni, ku duhet të merrte pjesë në takimin e krerëve të diplomacisë së OSBE-së.

Takimi ministror i OSBE-së do të zhvillohet në Lodz më 1-2 dhjetor.

Rusia e ka quajtur këtë vendim të Polonisë si një provokim dhe të paprecedentë.

“Vendimi i Polonisë  është provokues dhe i paprecedentë”, thuhet në njoftimin për shtyp të diplomacisë ruse. Ne presim që Federata Ruse të zgjedhë anëtarët e delegacionit të saj në përputhje me rregulloret aktuale”, shkruajnë mediat e huaja.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, tha se rënia e raketave në fshatin Przewodow dëshmon se nëse Ukraina nuk merr më shumë mbështetje, lufta do të përhapet në territorin polak, raporton Pravda.com.

Kryeministri polak i kujtoi publikut se incidenti në Przewodow nuk është situata e parë kritike, duke përmendur si shembull emigrantët që u përpoqën të kalonin kufirin polako-bjellorus vitin e kaluar.

“Ne nuk i dimë me siguri rrethanat apo arsyet e sakta për incidentin në Przewodow, por ne e dimë shkakun rrënjësor, shkakun kryesor, që është agresioni rus kundër Ukrainës”, tha Morawiecki, raporton pravda.com.

Ai shtoi se “sot ka vetëm një mënyrë për ta tërhequr Poloninë në luftë, domethënë, t’i kthesh shpinën Ukrainës”, pasi në atë rast Ukraina herët a vonë “do të bëhet e varur në mënyrë kritike nga Rusia”.

“Nëse Ukraina bëhet e pavarur, ne as nuk do të kemi nevojë të bëjmë asgjë për të provokuar luftën sepse ajo do të vijë tek ne vetë. Putini nuk do të ndalet, Kremlini do të shkojë më tej. Të qenit pasiv është vetëvrasje për ne”, tha Morawiecki.