Celebrities Film & Tv

Léa Seydoux ka gati një tjetër frazë lidhur me rolin e saj si “Bond Girl”!

Aktorja e famshme Léa Seydoux, e njohur për rolin e saj në filmat e James Bond, e ftuar së fundmi në “Goodmorning America” foli për rolin e saj të ri në “No Time to Die” si Madaleine Swann. Léa nënkuptoi se është më se e kënaqur të shohë ekskluzivitetin e James Bond të mirëpresë drejtime të forta femra, por ka ende vend për përmirësim. E pyetur nëse termi popullor “Bond Girl” është “i vjetëruar” dhe nuk duhet të përdoret më, aktorja franceze tha se ajo mendon se do të ishte më e përshtatshme të thuash “Bond Woman”.

Për rolin e saj në mënyrë specifike, Seydoux tha se është e lumtur që karakteri i saj është “krejt i papritur për një vajzë Bond sepse nuk është këtu për të kënaqur James Bond. Ajo është këtë herë si një grua e vërtetë, me cilësitë dhe vlerat e saj. Aktorja më pas vazhdoi duke lavdëruar aktorin kryesor Daniel Craig, roli i të cilit në këtë film do të jetë i fundit i tij si James Bond. Seydoux tha më tej se falënderon Craig pasi falë tij personazhet gra kanë ndryshuar kaq shumë në këtë film.

Unë mendoj se mund ta falënderoj Daniel-in në një farë mënyre sepse ai është një feminist dhe është për shkak të tij që personazhet femra kanë ndryshuar aq shumë. Ishte koha që tani të kem personazhe më të fortë femra, kështu që jam vërtet e lumtur për këtë. Unë mendoj se James Bond është bërë romantik dhe filmi është jashtëzakonisht emocional. James Bond dhe Madeleine janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, sepse të dy janë jetimë. Kjo është ndoshta arsyeja pse njerëzit janë lidhur vërtet me këtë histori.

Seydoux përfundoi fjalën e saj duke thënë se ajo shpreson se filmi do të “ribashkojë njerëzit”, veçanërisht duke pasur parasysh shfaqjen e tij në kinema pasi pësoi vonesa të shumta për shkak të pandemisë koronavirus.

Kinemaja është gjithashtu një mënyrë për të ndarë emocionet, kështu që unë jam me të vërtetë e lumtur që filmi po del dhe jam vërtet e lumtur për suksesin e filmit dhe e lumtur për Daniel. Ishte një përvojë kaq e jashtëzakonshme. Unë jam aq me fat që isha pjesë e të dy filmave.