Celebrities Gossip Showbiz

Lekë e çfarë leku! Mozzik fiton miliona dollarë dhe jo nga muzika…

Nëse është një reper i showbiz-it që di vetëm të surprizojë ai është padyshim Mozzik. Çdo këngë e tij pëlqehet shumë nga publiku dhe arrin që brenda pak ditësh të numërojë miliona klikime e të dëgjohet kudo. Së fundmi, reperi ka lajmëruar se do të lançojë albumin e tij më të ri edhe pse sapo ka publikuar albumin “No Rich Parents” në bashkëpunim me Loredanën, ish- partneren e tij.

E Mozzik duket se nuk ka të ndalur, pasi vetëm pak ditë më parë ka paralajmëruar lançimin e projektit të ri muzikor që do të jetë pjesë e albumit të ri. Me anë të një Instastory, reperi ka zbuluar titullin e këngës që është “Lamboziki” dhe ka paralajmëruar “tërmet”.

E me gjithë këtë sukses, besojmë që e merrni vetë me mend se sa të ardhura fiton reperi i hitit ‘Madonna’ me anë të koncerteve, klikimeve apo mënyrave të tjerave që artistë fitojnë. Mirëpo, duket se përpos parave në muzikë, Mozzik po fiton dhe në një mënyrë tjetër dhe po flasim për shifra jo modeste.

Ky i fundit me anë të një postimi në Instastory ka treguar se shumë lehtë ka fituar plot 3 milion e 700 mijë dollarë. Këtë shumë reperi ka treguar se e ka fituar me anë të kriptovalutave.

Punë e lehtë 

Mozzik dhe Loredana kanë një histori dashurie aq sa të çuditshme dhe dramatike, aq edhe shumë të bukur. Nuk harrohen fillimet kur dyshja publikonin këngët e para që merrnin miliona klikime dhe ata dukeshin të pandarë dhe të bërë për njëri-tjetrin. Por që kur nisën krisjet e para, asgjë nuk u kthye më si në fillim.

Pas ribashkimit, dy artistët paralajmëruan albumin “No Rich Parents” që i lumturoi të gjithë ndjekësit e dyshes. Megjithatë, duket se përveç albumit, Mozzik dhe Loredana nuk mundi t’i bashkojë gjë tjetër, pasi ata u ndanë sërish. Megjithatë, siç tanimë jemi mësuar, dyshja po na jep shumë sinjale që na konfuzojnë çdo ditë e më shumë rreth marrëdhënies së tyre. Para pak ditësh,  kur albumi u publikua i gjithi, diçka na ngacmoi. Në këngët e tyre, gjithçka dukej shumë personale, duke përfshirë tekstet e këngëve dhe klipet.

Më pas, Mozzik dhe Loredana na habitën me veprimin e tyre. Në Gjermani, ‘cover-i’ i albumit të tyre “No Rich Parents” u vendos në ‘billboard’ dhe ish- çifti (apo çifti) e kanë shpërndarë të fotografuar nga i njëjti vend duke e publikuar në Instastory. Sikur të mos mjaftonin këto, pak ditë më parë Loredana hapi arkivat duke rikthyer plot dy postime në llogarinë e saj në Instagram së bashku me reperin dhe shpesh provokon publikun duke dhënë dyshime se është shtatzanë sërish.