Showbiz

Leonardo DiCaprio organizon festën e ‘çmendur’ të ditëlindjes me 500 të ftuar

Ishte një festë ditëlindjeje por dukej si një dasmë e vërtetë pasi të ftuar ishin mbi 500 persona, ndër më të famshmit në Hollywood.

Edhe këtë vit si në atë kaluarin fituesi i çmimit “Oscar” organizoi një festë madhështore me miqtë e tij por numri i të ftuarve ishte edhe një herë më i madh.

Mbrëmjen e kaluar ylli i Hollywood festoi ditëlindjen e tij të 49-në në një klub privat nën shoqërinë e Jennifer Aniston, Gwyneth Paltrow, Robert De Niro, Al Pacino, Oprah, Jay-z dhe Beyonce të cilët thuhet se githashtu kanë performuar posaçërisht për të.

Festa e cila zgjati deri në orët e para të mëngjesit ishte krejtësisht private dhe të ftuarit nuk kanë shkrepur as edhe një foto.