Sport

Lewis Hamilton mposht COVID-19! Kthehet për garën e rëndësishme!

Vetëm dy javë pasi u shpall për herë të 7-të kampion bote ai u infektua me COVID-19 dhe humbi garën në Sakhir Grand Prix të Bahreinit. Por, mesa duket Hamilton e ka mposhtur virusin e rrezikshëm. Ai është negativizuar dhe pritet të kthehet shumë shpejt në pistë. Britaniku do të rikthehet me garën e Abu Dhabi këtë fundjavë teksa Mercedes shpreson ta kthejë edhe më herët për të realizuar disa prova.

Gjithsesi Hamilton tregoi se java e kaluar ishte një nga më të vështirat që ka pasur.

“Ka qenë një nga javët më të vështira që kam pasur për ca kohë. Shpresoj se mund të kthehem së shpejti në makinë”.- tha Hamilton.