Showbiz

Liam Neeson nuk i ndahet shqiptarëve

Të gjithë e mbani mend Markun nga Tropoja i cili u bë personazh i njohur në Shqipëri falë filmit “Taken” ku protagonist për të zbuluar mafian shqiptare ishte aktori i famshëm Liam Neeson.

Edhe pse “Taken” tashmë ka 3 seri, Liam Neeson duket se pëlqen të jetë i pranishëm në filma ku pjesë e tematikës janë shqiptarët.

Së fundmi, është konfirmuar se ai do të jetë protagonist në një tjetër film por këtë herë do të flitet për luftën e Kosovës e cila është pushtuar nga Serbët.

Produksioni i ri i zhanerit thriller quhet “Charlie Johnson in the Flames” nën regjinë e Tarik Salehit bazuar në romanin me të njejtin titull i autorit kanadez Michael Ignatieff.

Liam do të jetë në rolin e gazetarit Charlie Johnson i cili së bashku me kameramanin e tij polak Jacek do të hetojnë dhunën që ndodh në Kosovë.

Filmi është ende në fazën e paraproduksionit e sigurisht të gjithë shqiptarët e presin me padurim realizimin e tij.