Bota

Ligji për abortin në Teksas, bllokohet përkohësisht!

Një gjyqtar amerikan bllokoi përkohësisht ligjin e ri shumë të debatuar në Teksas, që iu ndalon abortin grave. Robert Pitman kërkoi nga administrata e presidentit Biden, të mos lejojë zbatimin e ligjit, për aq kohë sa po sfidohet.

Ligji është miratuar nga politikanët republikanë në Teksas ndërsa vendimin e sotëm Shtëpia e Bardhë e përshëndeti dhe e konsideron “të rëndësishëm” për kthimin e të drejtave kushtetuese të grave.

Në një dokument me 113 faqe, Pitman nga Austin shkruan:

Në momentin kur ligji hyri në fuqi, më 1 shtator, grave iu ndalua në mënyrë të paligjshme të kontrollojnë jetën e tyre, siç parashikohet në Kushetutë.

Një numër klinikash në Teksas thanë se planifikojnë të rikthejnë abortet, “sa më shpejt të jetë e mundur”. Por në anën tjetër, grupet kundër abortit akuzojnë gjyqtarët për “ushqim të industrisë së abortit”.

Presidenti Biden e ka përshkruar ligjin si “sulm të pashembullt” ndaj të drejtave të grave, por guvernatori i Teksasit, Greg Abbott e ka mbrojtur, duke theksuar se “liria më e madhe është vetë jeta”. Administrata e shefit të Shtëpisë së Bardhë ka nisur veprime ligjore kundër këtij vendimi pasi Gjykata e Lartë me shumicë konservatore, nuk ia ndaloi Teksasit zbatimin e ligjit.