Showbiz

Lindsay Lohan zbulon arsyen prekëse përse vendosi të hapë një klub në Mykonos

Aktorja dhe sipërmarrësja e famshme Lindsay Lohan në serialin e saj më të ri në MTV, “Lindsay Lohan’s Beach Club: Paradise Boss”, shpjegoi përse mori vendimin e papritur për të hapur këtë klub nate.

Ylli i “Mean Girls” zbuloi për herë të parë se teksa ishte me pushime me të dashurin e saj në këtë ishull 3 vite më parë ai ushtroi dhunë fizike ndaj saj.

“Pasi më goditi vendosa që Mykonos nuk do të ishte një kujtim i keq për mua, unë vendosa ta shndërroja në diçka tjetër që të ndiej kënaqësi kur të jem atje” ,-tha ajo.

Menaxheri i saj shtoi se Lindsay dëshiron që të gjithë të largohen nga lokali i saj me buzëqeshje, energji pozitive dhe kujtime të bukura.