Celebrities Gossip Showbiz

Liqen artificial brenda vilës së tij?! Gjobitet futbollisti Neymar!

Futbollisti i njohur Neymar ka bërë një veprim aspak të hijshëm në vilën e tij luksoze në Rio de Janeiro e cila i ka kushtuar një gjobë prej 1 milion euro. Bëhet fjalë për një liqen dhe një lumë artificial që Neymar kishte ndërtuar së fundmi në vilën e tij luksoze në Rio de Zhaneiro, një devijim zgjatimi i një lumi aty pranë, i shoqëruar edhe me prerjen e disa pemëve, të cilat kanë ngritur në këmbë menjëherë Agjencinë e Mjedisit në Brazil, pas denoncimit të grupeve ambientaliste.

Kërkesa është mirëpritur dhe ka vënë menjëherë në lëvizje edhe forcat e policisë, të cilat kanë hyrë në shtëpi dhe pasi janë përballur edhe me të atin e Neymarit, në fund kanë dhënë urdhrin e sekuestrimit dhe akordimin e gjobës 1 milionë euroshe. Së fundmi superylli brazilian ka dhënë lajmin se do të bëhet baba për herë të dytë. Sulmuesi dhe e dashura e tij Bruna Biancardi janë në pritje të një fëmije. Ylli i Paris Saint-Germain dhe influencuesja braziliane janë bashkë, por jetojnë të ndarë.

Pak ditë më parë, ajo ishte me pushime në Mykonos me miqtë e saj dhe Neymar ishte në Miami me pushime dhe për të parë Miami Heat. Sipas informacioneve të konfirmuara nga kolumnisti Erlan Bastos, Neymar është i lirë të flirtojë dhe madje të bëjë seks me femra të tjera, por për këtë ka 3 kushte. “Ai duhet të jetë i matur, të përdorë prezervativ dhe të mos i puthë në buzë”. “I matur” do të thotë që asnjë foto nuk duhet të ngarkohet në rrjetet sociale me vajza.