Showbiz

Lokali i famshëm fut në “listën e zezë” Angela Merkel

Pas bllokimit të pjesshëm një-mujor, kancelarja Angela Merkel dhe zyrtarët e tjerë gjermanë nuk janë më të mirëpritur në lokalin e famshëm ‘Standige Vertretung’. E dini arsyen?! Lokali në Berlin që shërben për klasën politike ka shprehur zemërimin ndaj vendimit të kancelares për të mbyllur pjesërisht aktivitetet me qëllim ngadalësimin e përhapjes së Covid-19.

Bashkë-pronarët, Jon Peter Brinkmann dhe Jan Philipp Bubinger e kanë konsideruar kancelaren dhe bashkëpunëtorët e saj përgjegjës për futjen e masave shtrënguese që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit.

“Dihet që shumë politikanë vijnë tek ne si mysafirë. Disa nga ata politikanë kanë vendosur dje të mbyllin përsëri bizneset e hotelierisë, për të na ndaluar të bëjmë punët tona. Ne po i shtojmë ata politikanë në listën tonë të zezë menjëherë,”– kanë thënë ata.

Përveç Merkelit, ndër zyrtarët e tjerë që nuk do të lejohen janë zëvendës/kancelari Olaf Scholz, kryetari i Bashkisë së Berlinit Michael Muller, drejtuesi i landit të Bavarisë, Markus Soder dhe Senatori për Shëndetësinë, Dilek Kolat.