Celebrities Gossip Showbiz

Loredana bëhet bashkë me Ledrin dhe Ylli Limanin dhe arsyeja është…

Ky sezon veror na ka sjellur shumë bashkëpunime interesante mes artistëve dhe duket se kjo gjë nuk ka të ndalur. Nëse dyshimet janë të vërteta shumë shpejtë do të dëgjojmë një projekt të ri muzikor mes Loredanës, Ylli Limanit dhe Ledrit.

Kur dëgjojmë emrat e këtyre artistëve presim padyshim një hit. Në fillim ishte Loredana ajo që postoi në rrjete sociale një fotografi shumë të ëmbël me Poem Blu. Kjo gjë na tregoi se reperja i është bashkuar çiftit Sara- Ledri në pushimet e tyre.

Jo vetëm kaq, por para pak orësh, Loredana ndau sërish disa foto dhe video në llogarinë e saj në Instagram me Ylli Limanin. Teksa tregoi gjithashtu dhe miqësinë e mirë që ndan me këngëtarin.

Një miqësi e ëmbël të freskon shpirtin 

Pra, besoni dhe ju si ne që tre artistët nuk janë bashkuar vetëm për pushime por diçka më shumë si përshembull ndonjë projekt muzikor?

Reperja më famë ndërkombëtare, Loredana, prej kohësh tashmë po shijon suksesin e këngëve të saj në bashkëpunim me reperin, Mozzik. Por fatkeqësisht, duket se çifti nuk do të mund ta shijojnë së bashku suksesin pasi jo më larg se dje Loredana ka postuar në Instagram një foto të saj bashkë me reperin, në të cilin ka shkruar se ajo dhe Mozzik do të jenë thjesht prindër të vajzës së tyre, do të ruajnë kontaktet por vetëm aq.

Por ajo që ka bërë çudi është se pas kësaj deklarate të reperes, ajo ka postuar në InstaStory një foto të saj në Tiranë ku shkruante, “Tirana e bukur”.
Të gjithëve na ka çuditur fakti se pse ajo ka ardhur në Tiranë…