Celebrities Gossip Showbiz

Loredana bëhet nostalgjike, ndan me ndjekësit foton e Hanës të papublikuar më parë!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera.

Lori ka qenë gjithmonë shumë e përfolur edhe për jetën e tij personale. Përmendim këtu historinë e saj me Mozzik, ndarjet, ribashkimet, ‘thumbat’ në rrjete sociale e dedikimet plot dashuri. Pas ndarjes përfundimtare, bukuroshja shpesh është përfolur për romanca të reja, por këtë herë çdo gjë është zyrtare. Para pak javësh, me anë të disa fotove shumë romantike, ajo pranoi hapur lidhjen e saj më të re me futbollistin Karim Adeyemi të Borussia Dortmund.

Por, përpos lidhjeve romantike, dashuria e saj e përjetshme do të mbetet Hana e vogël. Reperja nuk ngurron kurrë të postojë momente të ndryshme me vogëlushen e saj e vetëm disa orë më parë na i ka bërë sytë zemra teksa është bërë nostalgjike dhe ka treguar një foto të Hanës kur ka qenë vetëm një bebe e vogël.

O Hana

Edhe pse lidhja e saj e re ka patur shumë paragjykime dhe komente negative, duket se kjo gjë nuk e ka ndikuar aspak Loredanën, e cila në një karusel fotografish me Karim duket se ka ‘përjetësuar’ këtë lidhje me mbishkrimin që ka shoqëruar këtë postim.