Celebrities Gossip Showbiz

Loredana ka një mesazh shumë të vlefshëm për të gjithë ne!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Më i fundit në fakt është më shumë si një mesazh e postuar në formë shprehje ashtu si shpesh bukuroshja ndan me njerëzit. Mirëpo, padyshim që fjalët e shkruara në to tërhoqën vëmendjen tonë si një këshillë shumë e vlefshme.

Vetëm ji i sinqertë, i kursen kohë të gjithëve.

Kanë kaluar vetëm pak javë nga publikimi i këngës së saj të re, një bashkëpunim me artistin Yll Limani, i cili titullohet “Kriminele” dhe është pëlqyer shumë nga publiku kjo thënë nga milionat e klikimeve në platformën YouTube. Mirëpo, duket se kjo gjë nuk e ndal Lorin pasi pak ditë më parë me anë të një postimi në Istastory ka treguar se po punon për këngën e saj më të re, pasi shfaqet në një studio muzikore.

Së fundmi Lori ka postuar në Instagram disa foto të saj, ku mes tyre shfaqet një në të cilën dukej dora e saj e kapur me dorën e një mashkulli misterioz. Reperja fillimisht zgjodhi të mos e zbulojë  se kush ishte personi tjetër dhe i ka lënë ndjekësit të aludojnë se artistja pranoi se është në një lidhje dashurie. E mesa duket e gjitha ishte një lojë, pasi më vonë u zbulua se kush ishte djali misterioz.