Showbiz

Lorik Cana kërkon një fëmijë tjetër?! Njihuni me përgjigjen epike të bashkëshortes

Ish-kapiteni i kombëtares sonë, Lorik Cana ka shprehur dëshirën për të patur një tjetër fëmijë. Cana dhe bashkëshortja e tij, Monika, janë prindër të dy fëmijëve, Bojken dhe Enkelejda. Ish-futbollisti, së fundmi ka ndarë me ndjekësit në Instastory bisedën që ka patur me bashkëshorten e tij italiane, Monika. Cana i kërkon asaj një fëmijë të tretë.

“Dua të bëjmë një fëmijë tjetër, dalin shumë të bukur”, i ka shkruar ai.

Dhe e dini cila ka qenë përgjigja e bukuroshes?!

Monika e prerë ka reaguar: “Joooo! Mjaft! Më ke lodhur”. Nuk dihet ende vendimi që kanë marrë çifti për tu bërë sërish prindër.