Showbiz

Lorik Cana përlotet gjatë emisionit, arsyeja një tatuazh

Ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare të futbollit ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në “Top Show Magazine” ku nuk i përmbajti dot lotët.

Gjatë një bisede në studio, në ekran shfaqet tatuazhi që Lekë Dobruna, ish luftëtar i UÇK-së, ka bërë në këmbën e tij. Ky art nën lëkurë tregon momentin kur Lorik Cana mbërtheu poshtë një tifoz serb i cili kishte hyrë në fushë gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi.

“Ishte akt spontan ndaj një tifozi që nuk kishte çfarë kërkonte në fushë. Leka ka qenë krenar me aktin tim. Kur më ftuat në emision, isha i sigurtë që do më ndodhte kjo” -tha Cana duke shpjeguar lotët.