Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

Luan Jaha, Sara Hoxha e Roerd Toçe komentojnë skenat e filmit, nga puthja e deri tek skenat intime…

Të ftuar në panelin e mbrëmjes së sotme në emisionin “Më lër të flas” kanë qenë disa nga aktorët protagonistë të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”. Me një kast fantastik si Sara Hoxha, Luan Jaha e Roerd Toçe, publiku mësoi pak më shumë nga të pathënat e sheshxhirimit të këtij filmi…

Çfarë menduat kur e patë filmin, cilat ishin ndjesitë?

Roerd: Unë personalisht e kam vetë shumë bezdi ta shoh veten në ekran edhe kur e pashë për herë të parë në Pallatin e Kongreseve thashë ose do të zhgënjehem e do futem poshtë karrigeve, ose do të shoh një gjë që do të kënaqem. Edhe sinqerisht po ja u them, filmi kaloi aq bukur, aq kimi kishte dhe unë u kënaqa goxha.

Sara: Kur shkova në sheshxhirim dhe pashë skenat ku do të filmonim, thoja që “Po sikur të gjejmë një shtëpi më të mirë?” dhe të gjithë më thonin që në film do të duket shumë bukur. Pastaj, ishim tek Hani i Pazarit ku bëmë një skenë dhe thoja “Përse po xhirojmë këtu, nuk ka vende më të bukura në Korçë?”. Mendoja se kjo vendodhje nuk ka asgjë të veçantë dhe kur e pashë në kinema pastaj mbeta pa fjalë.

Luan: Skena më e vështirë ka qenë ajo në dush me Ylberin. Ne kemi qenë nudo. Kishim me të vërtetë një skenë nudo. Vendi aty ishte me të vërtetë shumë i ngushtë dhe kemi qenë në siklet. Përveç nesh, aty brenda ka qenë edhe stafi. Nuk ishim vetëm ne.

Cilat kanë qenë vështirësitë e Sara Hoxhës në xhrimin e filmit, duke qenë se ndyshe nga Roerdi e Luani nuk është e fushës së aktrimit?

Skena ime e parë fare që kam xhiruar ka qenë tek stalla e derrave dhe unë aty kam punuar me Bes Bitrakun. Besi në fakt ka qenë personi që më ka trajnuar. Ka bërë disa orë mësime me mua. Aty kam mësuar disa gjëra, së bashku edhe me Roerdin.

Sa e vështirë ka qenë për Roerdin dhe Sarën të putheshin në film, duke qenë se ata paraqiten si çift Kleidi-Aria?

Roerd: Besoj ju e kuptoni më mirë se para kamerës ti supozohesh që nuk je Roerdi.

Sara: Aria ka puthur Kleidin, jo unë. Ka qenë shumë e sikletshme. Jo vetëm për mua, por edhe për Roerdin, por Roerdi ishte aq i mirë e më ka qëndruar shumë afër. Duke qenë se ai është puthur disa herë përpara kamerave, unë i thashë “Bëj ti çfarë duhet të bësh” dhe unë thjesht kam qëndruar.