Showbiz

Luana Vjollca paralajmëron bashkëpunimin më të ri me një tjetër artist latin

Pak orë më parë moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca ka konfirmuar atë çfarë aludohej prej ditësh, një bashkëpunim me një tjetër artist latin.

Nëpërmjet disa postimeve në rrjetin social Instagram, Luana ka zbuluar se është gati për lançimin e një tjetër prurjeje këtë herë me yllin latin Jay Santos.

Ishte ky i fundit ai i cili ka zbuluar fillimisht se ndodhet në Tiranë dhe po përgatit diçka me Luana Vjollcën.

Gjatë kësaj periudhe vitin e kaluar, moderatorja publikoi bashkëpunimin me Faydee “Yalla Habibi” që u performua live për herë të parë në koncertin madhështor në qendër të Tiranës për 15 vjetorin e Digitalb.