Celebrities Gossip Showbiz

“Luanesha jonë”, urimi i veçantë i Marinës për Luanën na i bëri sytë zemra!

Luana Vjollca ditën e sotme ka festuar 30 vjetorin e saj, duke e pritur ditën e ditëlindjes në një festë me miqtë e saj më të ngushtë. Përgatitjet për ditëlindjen nisën një ditë më para, ku prezantuesja zbuloi në Instastory-n e saj se ishte ‘mbuluar’ me dhurata.

E teksa nuk kanë munguar urimet e pafundme për Luanën nga miq dhe personazhe të njohur të showbiz-it, nuk mund të mungonte urimi nga njeriu më i afërt i saj, prezantuesja e njohur Marina Vjollca. Me anë të një fotografie shumë të veçantë ku duken dy motrat gjatë pushimeve të tyre, ajo e uron motrën e saj me fjalët më të ëmbla.

Gëzuar ditëlindjen motrës që ka motrën më të mirë në botë! Lumturine e botes te uroj Luanesha jone! Te dua pafund

Rikujtojmë se, ditën e djeshme Luana ka  zbuluar disa momente bisede nostalgjike me mamanë e saj për Luanën e vogël. Jo vetëm kaq, por prezantuesja bukuroshe e akuzuar shpesh për ndërhyrje estestike në trup dhe fytyrë nuk ka ngurruar të publikojë një fotografi kur ka qenë shumë e vogël.

Luana Vjollca përveç angazhimit të saj si prezantuese nuk ka lënë asnjëherë pas dore dhe pasionin e saj me këngën. Menjëherë pas përfundimit të “Shiko Kush Luan”, prezantuesja nisi punën për këngën e saj “1 mijë vjet’ e cila ka mbi 2 muaj nga publikimi dhe numëron 1 milion klikime.