Bota

Luftë me efikase ndaj pandemive, OBSH: Në shkurt negociata/Synohet mospërsëritja e krizës nga COVID!

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH deklaroi se “në shkurt të vitit të ardhshëm do të nisë negociatat për një marrëveshje globale, që synon luftë më efikase ndaj pandemive”. Organizata me 194 vende anëtare bëri të ditur se një marrëveshje e tillë është e nevojshme për të siguruar që të mos përsëritet më kurrë kriza globale e shkaktuar nga pandemia koronavirus.

Në negociatat e zhvilluara këtë javë u bë e ditur se shtetet ranë dakord “për të zhvilluar draftin e parë të marrëveshjes, që synon mbrojtjen e botës nga pandemitë në të ardhmen”.

Njoftimi vjen ndërsa këtë muaj shënohen tre vjet nga shpërthimi i COVID-it në Kinë. Disa javë më vonë, virusi nisi të përhapet në gjithë botën, duke shkaktuar pandeminë më të rëndë në shekull. Për pasojë, kanë humbur jetën 6.6 milion njerëz, teksa kriza globale u ka kushtuar ekonomive triliona dollarë humbje.

Kërkesa e dobët globale dhe masat e izolimit të koronavirusit në Kinë kanë shkaktuar një rënie masive në tregtinë e jashtme kineze. Eksportet ranë me 8.7% në nëntor, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke shënuar rënie drastike që nga fillimi i pandemisë. Kjo ishte e dyta rënie mujore radhazi.

Rënia e eksporteve u ndikua nga kërkesa e dobët globale për shkak të inflacionit të lartë dhe çmimeve në rritje të energjisë si rezultat i luftës së Rusisë në Ukrainë. Ndërprerja e zinxhirëve të furnizimit në Kinë nxitur nga kufizimet e vendosura më parë si pasojë e politikës së rreptë të Kinës “zero COVID-19” pengoi gjithashtu prodhimin në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

OBSH deklaroi:

Ndikimi i pandemisë në jetët e njerëzve, në ekonomi dhe shoqëri, nuk duhet të harrohet kurrë!

Planet për miratim të tekstit të marrëveshjes pritet të finalizohen deri në pranverën e vitit 2024. Për koronavirusin që shkakton sëmundjen COVID-19/ës, për herë të parë u raportua në dhjetor të vitit 2019, në Uhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli koronavirusin pandemi, më 11 mars të vitit 2020. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të ndjekura nga India dhe Brazili.