Showbiz

Madonna refuzon bashkëpunimin me David Guetta, shkak shenja e horoskopit

Një nga gjërat më të çuditshme që i ka ndodhur David Guettas është takimi për drekë me Madonnën.

Në një intervistë të dhënë së fundmi Dj dhe producenti francez foli për kohën kur Madonna u interesua për punën e tij pak kohë pasi ky i fundit kishte fituar një “Grammy” për remiksin e këngës së saj “Revolver”.

Artisti u shpreh se ata lanë një takim për të folur rreth një bashkëpunimi të ardhshëm. Gjatë drekës Madonna i tha se dëshironte që Guetta të bëhej producent i albumit të saj të ardhshëm.

“Mbërrita për drekë. Folëm për shumë gjëra – muzikën, çfarë donte të bënte me albumin. Super këndshëm. Isha thjesht unë dhe ajo. “Papritur, ndryshoi fytyrën dhe më tha, ‘Më vjen keq, nuk do të jemi në gjendje të punojmë bashkë. Ishte një kënaqësi që të njoha. Mirupafshim!” -tha Guetta duke i habitur të gjithë.

Mesa duket horoskopi qenka shumë i rëndësishëm në marrjen e vendimeve të Madonnës. Po tek ju a ndikon kaq shumë horoskopi?!