Showbiz

Madonna zbulon bashkëpunimin më të ri muzikor me Maluma

Ajo është 60-vjeç dhe vërtetoi edhe një herë tjetër se asgjë nuk mund ta ndalë.

Madonna së fundmi është shfaqur në formë të shkëlqyer ndërkohë që ka ndarë disa foto dhe një video të shkurtër në rrjetet sociale ku promovon projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me këngëtarin latin Maluma.

Dyshja kishin mjaft kimi me njëri-tjetrin teksa kanë bërë të ditur se prurja e tyre quhet “Modellin” dhe do të publikohet më 24 prill.

Debutimin e parë në skenë me këtë këngë dyshja do ta kenë më 1 maj në “Billboard Music Awards”.