Celebrities Gossip Showbiz

Majk arrin një super sukses me një nga hitet e tij në bashkëpunim!

Majk padyshim që është një nga reperët më të klikuar dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën reperin të jetë vërtet unik. Jeta personale e reperit shpesh ka qenë ‘kryefjalë’ e mediave dhe kjo për arsye se artisti shpesh fotografohet nga paparacët në shoqërinë e vajzave (të njohura për publikun ose jo).

Projektet muzikore të artistit shpesh numërojnë miliona klikime në platformën YouTube, por disa prej tyre kapin edhe shifra shumë të mëdha që mund ta konsiderojnë një këngë një super hit. E kështu ka qenë dhe një nga bashkëpunimet e Majk me Ghetto Geasy ‘Ajo’, e cili ka arritur 100 milion klikime në 6 vite pas publikimit dhe këtë e kanë treguar vetë artistët me anë të një postimi në Instastory.

Para një muaji, Majk publikoi këngën e tij më të re ‘Para se me shku’. Ky projekt i dedikohet dashurisë dhe në vetëm një javë ka arritur afro 2 milion klikime në platformën YouTube.