Auto & Moto

Makina më e shitur në Itali deri më tani!

Fiat kishte shitur më shumë makina në pjesën e parë të vitit 2023 në krahasim me markat e tjera të Stellantis, duke përfituar një rritje prej 1o% nga muaji janar deri në qershor. Marka italiane kishte shitur mbi 645 mijë makina në të gjitha tregjet botërore gjatë kësaj periudhe, më shumë se markat e Stellantis të orientuara nga vëllimi Peugeot, Citroën, Opel-Vauxhall, Chrysler dhe Dodge megjithëse është e para prej tyre që publikon shifra të sakta.

Fiat ka regjistruar 271,800 makina në Evropë gjatë pjesës së parë të vitit dhe kapi një shifër prej 12.8% të tregut në tregun italian. Makina më e shitur në Itali deri më tani këtë vit, është Fiat Panda Supermini, e cila në vitin 2024 do zëvendësohet nga një makinë elektrike.

Por Stellantis vë në pah se Fiat është unik për shkak se ka një rritje të shitjeve jashtë tregut të saj vendor. Përveç markës me më së shumti shitje në Itali, ajo ishte edhe marka më e shitur në Brazil dhe Turqi, me një pjesë të shitjeve prej 22% në shtetin jug-amerikan dhe 12.8% në Turqi. Fiat gjithashtu është marka me më së shumti shitje edhe në tregun e Amerikës së Jugut, rajon në të cilin ka marrë një pjesë të tregut prej 14.1%.