Auto & Moto

Fiat nuk do të prodhojë më makina me ngjyrë gri!

Prodhuesi italian i makinave Fiat ka njoftuar se i ka dhënë fund prodhimit të automjeteve të lyera me ngjyrë gri edhe pse është një nga ngjyrat më të njohura të automobilave në botë. Vendimi thuhet se do të hyjë në fuqi menjëherë dhe Fiat-i i parë i ri që do të dalë në treg pa një opsion bojë gri do të jetë SUV-i elektrik 600e, detajet e plota të të cilit do të shpallen javën e ardhshme.

Fiat thotë se dëshiron të jetë “marka e ngjyrave” dhe pretendon se do të ofrojë vetëm “ngjyra të ndezura” të frymëzuara nga “Deti i Italisë, Dielli i Italisë, Toka e Italisë dhe Qielli i Italisë”. Megjithatë, do të vazhdojë të ofrojë ngjyrën Gelato White dhe Cinema Black gjithashtu një sërë ngjyrash të kuqe, portokalli, blu, ari dhe jeshile.