Showbiz

Maluma bëhet baba?! Çfarë po ndodh me këngëtarin?

E keni parë foton e Malumës në Instagram?! Këngëtari i njohur latin, është shfaqur me një bebe në krah. Si ju dukem si baba?-ka qenë pyetja e këngëtarit për ndjekësit e tij. Ne mendojmë se i shkon shumë, po ju?!

Megjithatë nuk ka vend për panik! Kolumbiani nuk është bërë ende baba. Ai ka sqaruar në mbishkrimin e fotos se bebushi në foto është fëmija i dy miqve, artistëve me famë botërore, Luisa Fernanda dhe Pipe Bueno.

Maluma ka treguar se është kumbar i të voglit. Kujtojmë se Maluma është në një lidhje me Susana Gómez, e cila nuk është pjesë e botës së showbiz-it. Ai është fotografuar pak javë më parë në Los Angeles me të dashurën e tij. Këngëtari mesa duket e ka mbyllur përfundimisht kapitullin me Natalian dhe Neymar.