Gossip

Maradona ka përjashtuar ish-gruan dhe vajzat nga testamenti?!

Lajme të bujshme rrethojnë edhe pas vdekjes legjendën e futbollit Diego Armando Maradona. Sipas mediave argjentinase, Maradona ka përjashtuar nga testamenti dy vajzat dhe nënën e tyre. Bëhet fjalë për ish-bashkëshorten Claudia Villafane dhe dy vajzat Dalma dhe Giannina.

Lajm i bujshëm/ Del testamenti i Maradonës, këta janë 3 familjarët që ka  përjashtuar - Top Channel

Marrëdhëniet mes tyre nuk ishin aspak të mira dhe ish-ylli argjentinas ka hartuar një testament në 2016-n kur ndodhej si trajner në Dubai që i lë jashtë trashëgimisë. Pasuria e Maradonës llogaritet rreth 70 milionë euro.

Marrëdhëniet mes Maradona-s dhe vajzat e tij të para nuk ishin aspak të mira. Kjo gjë është e ditur, fatkeqësisht. Maradona është konsideruar gjithmonë si një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, duke rivalizuar edhe me legjendën e Brazilit, Pele.

Ai ka fituar Kupën e Botës me Argjentinën në vitin 1986. I paharrueshëm mbetet goli më dorë ndaj Anglisë në çerekfinale, të cilin e quajti si “Dora e Zotit”. Në të njëjtën ndeshje shënoi edhe atë që është vlerësuar si goli i shekullit, kur e mori topin në mesin e fushës dhe dribloi të gjithë kundërshtarët e në fund e dërgoi atë në rrjetën e portës së Anglisë.