Celebrities Gossip Showbiz

Maria Sharapova më e bukur se kurrë teksa shijon një udhëtim me varkë me të fejuarin Alexander Gilkes në Venecia!

Maria Sharapova është një lojtare profesioniste e tenisit me origjinë ruse. Ajo ka fituar dashurinë e fansave në mbarë botën me aftësitë e saj të mrekullueshme në sport, ndërkohë që lidhja e saj me Alexander Gilkes ka qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes së mediave.

Gjatë periudhës së pandemisë, ajo ka pranuar publikisht se po arrin të menaxhojë me shumë vështirësi situatën, ushqyerjen e shëndetshme dhe ushtrimet e shumta fizike. Ndërkohë, tani Maria shfaqet më në formë se kurrë teksa shijon një kohë të mrekullueshme me të fejuarin e saj.

34-vjeçarja dukej në gjendje fizike të mrekullueshme me bikini të zeza, për një ditë me varkë me të fejuarin e saj Gilkes dhe disa miq. Ata ishin në Venecia për festivalin e filmit që organizohet çdo vit. E veshur me rroba banjo me shumë stil, muskujt e saj të barkut dukeshin perfektë dhe Maria na e vërtetoi se ka arritur ta menaxhojë mjaft mirë kohën gjatë karantinës. Megjithatë, kujtojmë se ajo e ka përmendur më parë se ishte e vështirë t’i kushtonte tërë energjinë e saj ushtrimeve gjatë periudhës që ka qëndruar në shtëpi.

Unë nuk jam mësuar të bëj palestër vetëm pa energjinë e trajnerëve apo atletëve teksa qëndrojnë në një dhomë me mua.

Maria duket se ka arritur të gjejë balancat perfekte. Jo vetëm me veten e saj dhe me përkushtimin ndaj sportit, por edhe në jetën sentimentale duket mjaft mirë, më e dashuruar se kurrë krah të fejuarit Alexander Gilkes.