Tech

Mark Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij dhurojnë 44 milionë dollarë për të ndaluar CO2!

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij Priscilla kanë njoftuar se fondacioni i tyre do të dhurojë 44 milionë dollarë për kërkime dhe teknologji për të ndaluar dioksidin e karbonit, i cili është shkaktari kryesor i ndryshimeve klimatike. Lajmi është raportuar nga mediat amerikane, sipas të cilave 21 milionë do t’i dhurohen Universitetit të Kalifornisë, 20 milionë shoqatës ”Twelve” dhe 2.5 milionë për financimin e një sërë projektesh.

Vitin e kaluar, fondacioni dhuroi 23 milionë dollarë për kërkimin për uljen e dioksidit të karbonit dhe 10 milionë dollarë shtesë për një nismë të ngjashme të nisur nga Bill dhe Melinda Gates. Pavarësisht donacioneve të milionerëve ambientalistët u kërkojnë kompanive Big Tech dhe super të pasurve që i drejtojnë të fillojnë të reduktojnë ndotjen e prodhuar prej tyre. Në rastin e Metës, aktivistët po bëjnë presion që Facebook të heqë ose bllokojë dezinformatat dhe lajmet e rreme për klimën.

Idealisht, nuk ka nevojë për teknologji për largimin e dioksidit të karbonit nga atmosfera e Tokës. Natyra kujdeset për të përmes pemëve dhe fitoplanktonit, algat detare mikroskopike që bllokojnë CO2 nga ajri dhe e hedhin atë në oqean. Por meqenëse emetimet e karbonit nga aktivitetet njerëzore kanë arritur nivele të paprecedentë, njerëzit tani po i drejtohen teknologjisë për të shpëtuar planetin tonë Tokë nga dënimi katastrofik.

Ndërkaq, në një studim të bazuar në të dhëna të IPCC (Panelit Ndërqeveritar për Klimën) në Kombet e Bashkuara, ekspertë të klimës shqyrtuan se si ndryshimet klimatike po ndikojnë në kohëzgjatjen dhe strukturën e stinëve në hemisferën veriore. Gjetjet e tyre zbuluan se kohëzgjatja mesatare e verës ka ndryshuar nga 78 ditë më 1952, në 95 ditë më 2011, ndërsa kohëzgjatja e dimrit është tkurrur nga 76 ditë në 73 ditë.

Sipas kalkulimeve të këtij grupi kërkuesish, nëse vazhdohet me të njëjtat ritme, që përfshin emetimet e vazhduara të dioksidit të karbonit pa asnjë përmirësim përgjatë shekullit të 21-të, vera do të zgjaste gjysmën e vitit (166 ditë, ose 6 muaj). Edhe pse shumëkujt kjo ide mund t’i duket brilante, pasi ata mund të jenë dielldashës dhe mezi presin të vijë stina e nxehtë, këto ndryshime sezonale mund të kenë ndikime shumë më të këqija se sa thjesht disa ditë më të nxehta gjatë vitit. Në fakt, një ndryshim i kësaj përmase ndikon direkt në ekosistem, në prodhimin e të korrave apo edhe në rritjen e numrit të mushkonjave që mbartin me vete sëmunje ngjitëse, si ethet tropikale, gripi i verdhë etj.